E Mërkurë, 03 Shtator 2014

Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e studentëve

E Mërkurë 13 Korrik 2011 14:57

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2011-2012, do të regjistrojë 15423 studentë, prej të cilëve 11923 studentë të rregullt dhe 3500 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 210 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe  Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq.

Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
 
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
 
Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.
Universiteti i Prishtinës, do të pranojë edhe 250 studentë nga pjesëtarët e komuniteteve: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq, , atë 74 studentë turq, 92 boshnjak dhe 84 RAE.


 

 


 


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.